Ndërlidhjet

Arrest shtëpiak për Nazim Bllacën


Gjykatësi i EULEX-it Françesko Flori i ka caktuar masën e arrestit shtëpiak prej 30 ditësh Nazim Bllacës, personit që deklaroi se “nën urdhrat e SHIK-ut kreu vrasje dhe aktivitete tjera kriminale”.

Prokurori i EULEX-it ka kërkuar që atij t’i shqiptohet masa e ndalimit prej 30 ditësh, por mbrojtja ka kërkuar arrest shtëpiak dhe ekzaminim mjekësor të të pandehurit.

Lajmin e konfirmoi avokati i të pandehurit Haxhi Millaku.
XS
SM
MD
LG