Ndërlidhjet

Obama: Në Afganistan - 30 mijë trupa shtesë


Presidenti Barak Obama, do ta paraqesë planin për dërgimin e 30 mijë trupave shtesë në Afganistan, gjatë gjashtë muajve të ardhshëm, tha një zyrtar i lartë amerikan.

Këtë shpallje zoti Obama do ta bëjë në fjalimin e tij të planifikuar për në orët e mbrëmjes.

Gjatë fjalimit do të përcaktohet edhe një kornizë precize se kur do të mund të përfundonte misioni kryesor i ushtrisë amerikane.

Agjencitë e lajmeve raportojnë se misioni kryesor i trupave të reja në Afganistan do të jetë zmbrapja e Talibanëve në disa zona dhe për t’ju sjellur siguri qendrave të banuara në pjesën jugore dhe lindore të këtij vendi.
XS
SM
MD
LG