Ndërlidhjet

Beograd: Tadiq në gjyq për alkool


Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, ka pranuar sot në një gjykatë se ai e ka shkelur ligjin kundër pirjes së alkoolit në stadiumet e sportit.

Paraqitja e tij në gjykatë u bë pasi Tadiqi dhe zyrtarë të tjerë ishin fotografuar diku pirë shampanjë me rastin e fitores së Serbisë në takimin e kualifikimeve për Kupën Botërore kundër Rumanisë, në muajin tetor.

Ligji i Serbisë e ndalon konsumimin e alkoolit brenda rrezes prej pesë kilometrash prej stadiumit.

Presidenti Tadiq tha se do ta paguante dënimin, që mund të jetë deri në 530 euro.
XS
SM
MD
LG