Ndërlidhjet

KQZ shpall rezultatet përfundimtare për kuvendet komunale


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale të 15 nëntorit për asambletë komunale.

Në bazë të këtyre rezultateve, të cilat u miratuan me konsensus nga anëtarët e KQZ-së për 36 komuna, Partia Demokratike e Kosovës prin me numër më të madh të vendeve të fituara në asambletë e 14 komunave.

Në vendin e dytë radhitet Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila udhëheq në 7 kuvende komunale; Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës radhitet e treta, duke udhëhequr në asambletë e 5 komunave të Kosovës. Ndërkaq, Lidhja Demokratike e Dardanisë dhe Aleanca Kosova e Re nuk prijnë në asnjë komunë.

Në konferencën për shtyp të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kryetarja e këtij institucioni, Nesrin Lushta, bëri të ditur se së shpejti pritet të bëhet dhe certifikimi i rezultateve të nëntorit për kryetarë komunash. Sidoqoftë, ajo theksoi se data kur do të zhvillohet balotazhi në 20 komuna të Kosovës do të jetë, siç ishte e paraparë, 13 dhjetori.

“Ne presim të vendoset për ankesat dhe parashtresat eventuale që do t’i dorëzohen KZAP-it ose Gjykatës Kushtetuese dhe shumë shpejt presim që, së pari, t’i certifikojmë rezultatet për kryetarë të komunave dhe pas vendosjes për ankesa dhe parashtresa eventuale edhe për kuvendet komunale, atëherë t’i certifikojmë. Shpresojmë shpejt”, tha Lushta.

E pyetur nga gazëtarët nëse kjo do të ndodhë para mbajtjes së raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, Lushta u shpreh:

“Për kryetarë të komunave - po”, tha ajo duke mos dhënë detaje se kur do të certifikohen rezultatet përfundimtare për asambletë komunale.
XS
SM
MD
LG