Autoritetet iraniane kanë liruar pesë britanikë, që ishin ndaluar pasi jahti me të cilin udhëtonin kishte shkelur ujërat territoriale iraniane.
Lirimi ndodhi pas bisedës telefonike mes shefit të diplomacisë britanike Dejvid Miliband dhe homologut të tij iranian Mançuer Motaki.
Londra zyrtare ka theksuar se pesë britanikët gabimisht kanë hyrë në ujërat iraniane, derisa po udhëtonin nga Bahareini drejt Dubait.