Ndërlidhjet

logo-print

Hagë: Flasin Shqipëria, Gjermania, Arabia e Argjentina



Sot në Hagë vazhdon seanca dëgjimore lidhur me ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës. Pritet të flasin katër shtete; Shqipëria, Gjermania, Arabia Saudite dhe Argjentina. Tre shtetet e para e kanë njohur Kosovës dhe rrjedhimisht do të mbështesin vendimin e tyre para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Argjentina nuk e ka njohur shtetin e Kosovës dhe pritet të argumentojë kundër pavarësisë. Seanca e sotme do të fillojë në ora 10 dhe do të vazhdojë deri në ora 1 të pasdites.

Gjatë ditës së parë kanë folur delegacionet e Serbisë dhe Kosovës. Në mbrojtje të pavarësisë së Kosovës gjatë seancës së djeshme kanë folur edhe disa ekspertë ndërkombëtarë.
XS
SM
MD
LG