Ndërlidhjet

Tiranë: Përfundon ultimatumi i opozitës



Mesditën e sotme përfundon afati i caktuar nga opozita për hapjen e kutive të votimit të zgjedhjeve të 28 qershorit. Afati qe caktuar gjatë protestës tre ditore që opozita mbajti në Tiranë dhjetë ditë më parë.

Socialistët dhe partët aleate të tyre kanë paralajmëruar se tashmë do të ketë ndryshim të kërkesave, nga hapje e kutive të votimit do të kërkohen zgjedhjet e parakohshme.

Deri tani qeveria i ka kthyer përgjigjje negative kërkesave të opozitës. Partitë në pushtet i kanë bërë thirrje socialistëve që të kthehen në Kuvend, ku do të mund të diskutojnë të gjitha shqetësimet, përfshi zgjedhjet.
XS
SM
MD
LG