Ndërlidhjet

Aleatët mirëpresin shtimin e trupave të SHBA-ve


Aleatët e Shteteve të Bashkuara kanë mirëpritur shpalljen e presidentit Barak Obama, për dërgimin e 30 mijë trupave shtesë në Afganistan.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, tha se anëtarët e aleancës dhe partnerët e tyre janë të gatshëm të dërgojnë së paku 5 mijë ushtarë më tepër në Afganistan.

Kryeministri britanik, Gordon Braun, që tashmë ka premtuar dërgimin e 500 trupave shtesë, u ka bërë ftesë aleatëve që t’i bashkohen strategjisë së presidentit Obama.

Por, presidenti francez, Nikolas Sarkozi, tha se Franca do të presë derisa të mbahet konferenca ndërkombëtare për Afganistanin, në janar të vitit të ardhshëm në Londër, për ta bërë rishqyrtimin e përkushtimeve për trupa në këtë vend.
XS
SM
MD
LG