Ndërlidhjet

SHBA: Angazhimet në Afganistan, jo në dëm të Irakut


Administrata e presidentit, Barak Obama, i ka siguruar liderët irakianë se Shtetet e Bashkuara mbesin të përkushtuara për ta ndihmuar Irakun, megjithë përgatitjet për shtim të përpjekjeve luftarake amerikane në Afganistan.

Shëtpia e Bardhë ka njoftuar se zëvendës presidenti Xhoe Bajden, në bisedën telefonike me kryeminsitrin irakian, Nuri al-Maliki, ka theksuar se “aksionet e Shteteve të Bashkuara për përforcimin e Afganistanit, nuk do të bëhen në dëm të marrëdhënieve të dyanshme ndërmjet Amerikës dhe Irakut”.

Presidenti Obama ka premtuar tërheqjen e trupave luftarake nga Iraku deri në gusht të vitit të ardhshëm, ndërsa tërheqjen komplete të ushtarëve amerikanë deri në fund të vitit 2011.

Aktualisht, ka pasur shqetësime për rritjen e dhunës në Irak, para zgjedhjeve të planifikuara, që të mbahen në fillim të vitit të ardhshëm.
XS
SM
MD
LG