Ndërlidhjet

Munih: U shty dëgjimi i Demjanjukut


Seanca e sotme e dëgjimit në procesin kundër të akuzuarit, Xhon Demjanjuk, është shtyrë, pasi ish rojtari i dyshuar i një kampi Nazist të përqendrimit, ishte sëmurë.

Kryesuesi i gjyqtarëve në Munih tha se mjeku kishte vendosur që Demjanjuk, 80 vjeçar, nuk mund të dërgohej në gjykatë për shkak të temperaturës.

Procesi do të vazhdoj më 21 të këtij muaji.

Xhon Demjanjuk, është i akuzuar për ndihmë në vrasjen e më se 27 mijë hebrenjëve në kampin Sobibor në Poloni.

Ai i ka hedhur poshtë akuzat duke thënë se ishte viktimë e identifikimit të gabuar.
XS
SM
MD
LG