Ndërlidhjet

Gejts: Ushtarët shtesë udhëtojnë së shpejti


Sekretari amerikan i mbrojtjes, Robert Gejts, tha se grupi i parë i 30 mijë ushtarëve shtesë në Afganistan, do të niset brenda 2-3 javësh.

Duke folur para një komiteti në Senatin amerikan, zoti Gejts tha se përforcimet “do të vendosen në pjesët jugore dhe lindore të Afganistanit”.

- Qëllimi i Shtetet e Bashkuara në Afganistan dhe në Pakistan është që të shkatërrohet dhe t’i shkaktohet disfatë al-Kaidës dhe parandalimi i kthimit të saj në të dy vendet. Përpjekja ushtarake ndërkombëtare për ta stabilizuar Afganistanin është e domosdoshme për arritjen e qëllimit të theksuar, tha Robert Gejts.

Zoti Gejts, së bashku me sekretaren amerikane të shtetit, Hillari Klinton dhe me shefin e shtatmadhorisë së ushtrisë amerikane, Majk Mjulen, folën para komitetit të Senantit për të krijuar mbështetje për planin e presidentit Obama për dërgimin e 30 mijë trupave shtesë në Afganistan.
XS
SM
MD
LG