Ndërlidhjet

Raporti: 2600 trupa në Varrezat në Kashmir


Raporti i ri i një grupi për të drejtat e njeriut në Indi, thotë se mijëra trupa të pajetë janë zbuluar në varrezat masive në Kashmirin e kontrolluar nga India.

Në raport thuhet se janë gjetur varreza në 55 fshatra gjatë kërkimeve trivjeçare, që përfunduan muajin e kaluar.

Në raportin “Dëshmia e djegur” thuhet se në shumë varreza gjenden afro 2600 trupa të pajetë.

Gjatë konfliktit 20 vjeçar ndërmjet Indisë dhe Pakistanit lidhur me Kashmirin, janë vrarë afro 68 mijë njerëz, shumica prej tyre civilë.
XS
SM
MD
LG