Ndërlidhjet

Barroso: Athina, Shkupi ta zgjidhin kontestin


Presidenti i Komisionit Evropian, Hoze Manuel Barroso, ka kërkuar sot nga Greqia dhe Maqedonia, që ta zgjidhin kontestin për emër, i cili mund t’i shkatërroj përpjekjet e Maqedonisë për integrim në BE.

“Jam i bindur se ekziston një mundësi reale, duke pasur parasysh se ekziston gatishmëria e të dy palëve, që të zgjidhet kjo çështje”, tha Barroso në Bruksel, pas takimit me kryeministrin e Maqedonisë, Nikolla Gruevski.

Zoti Gruevski tha se me Greqinë “ekziston dialogu dhe ka progres, por ne ende nuk kemi progres serioz për substancën e çështjes”.
XS
SM
MD
LG