Ndërlidhjet

logo-print

Tiranë: Berisha akuzon, Rama thotë se ato janë shpifje


Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka akuzuar liderin e opozitës socialiste, Edi Rama, duke thënë se “Rama së bashku me një kupolë mafioze”, kanë vendosur të mos njohin vullnetin e popoullit dhe “qeverinë legjitime të zgjedhjeve të 28 qershorit”.

Këto akuza, që iu referuan bojkotit të parlamentit nga ana e deputetëve të Partisë Socialiste, zoti Berisha i bëri pasi opozita tha se do të vazhdojnë protestat derisa të plotësohet kërkesa për hapjen e kutive të votimeve.

Sipas Berishës, klani mafioz udhëheq kupolën e mafies shqiptare, duke i kërcënuar deputetët e Partisë socialiste,që të mos hyjnë në Parlament.

Edia Rama tha se akuzat e Sali Berishës janë shpifje.

“Berisha, pasi ka dhënë provën se ka humbur mendjen, është lëshuar në një fushatë shpifjesh, që ngjan me klithmën e hajdutit në zënë mat”, tha zoti Rama, në një konferencë për shtyp mbrëmë vonë në Tiranë.
XS
SM
MD
LG