Ndërlidhjet

Gejts: Irani i involvuar në Afganistan


Sekretari amerikan i mbrojtjes, Robert Gejts, tha se Shtetet e Bashkuara kanë dëshmi për involvimin e Iranit në pjesën perëndimore të Afganistanit.

Ai theksoi se Teherani po bënte një “kontribut realitivisht të vogël dhe të parëndësishëm për përpjekjet e talibanëve”.

Duke folur para Komitetit të shërbimeve të armatosura të Senatit, sekretari Gejts, tha se Irani ishte i përmbajtur në aksionet e tij, pasi dëshiron të ketë raporte miqësore me Afganistanin, por, poashtu, dëshiron “t’ju shkaktoj dhimbje” forcave të Shteteve të Bashkuara.

Raportohet se Irani i udhëhequr nga myslimanët shiitë nuk ka qenë aleat tradicional i talibanëve sunitë të linjës së fortë në Afganistan.
XS
SM
MD
LG