Ndërlidhjet

logo-print

Vatikan: Papa takohet me Medvedevin


Presidenti rus, Dmitri Medvedev, sot për të parën herë takohet me Papa Benediktin e 16-të.

Ky takim bëhet në kuadër të vizitës së presidentit Medvedev në Itali, me ç’rast ai do të bisedoj me kryeministrin Silvio Berluskoni.

Takimi i Papës me Medvedevin po bëhet në një periudhë të përmirësimit të raporteve të Kishës Ortodokse Ruse dhe Vatikanit.

Marrëdhëniet ndërmjet tyre ishin të tensionuara për shekuj, ndërsa në dekadat e fundit ishin përkeqësuar edhe më tepër për shkak të akuzave të Kishës Ortodokse Ruse se katolikët po përpiqeshin t’i largonin besimtarët nga Kisha Ruse.
XS
SM
MD
LG