Ndërlidhjet

Kinë: Pesë vetë u dënuan me vdekje


Kina ka njoftuar se edhe pesë vetë të tjerë janë dënuar me vdekje për vrasje dhe krime të tjera të kryera gjatë trazirave në rajonin perëndimor kinez, Hsinjiang, në korrik të këtij viti.

Agjencia zyrtare e lajmeve Hsinhua raportoi sot se në një gjykatë në Urumqi, që është kryeqytet i provincës Hsinjiang, dy persona të tjerë janë dënuar me burgim të përjetshëm.

Gjatë muajit të kaluar, Kina pat shpallur se nëntë pjesëtarë të komunitetit mysliman ujgur janë ekzekutuar për pjesëmarrje në trazirat etnike, nga të cilat kishiun humbur jetën më se 200 njerëz.
XS
SM
MD
LG