Ndërlidhjet

Putin: Masa të ashpra për sulmuesit e trenit



Kryeministri i Rusisë Vladimir Putin bëri thirrje për masa të ashpra ndaj përgjegjësve për shpërthimin e javës së kaluar së trenit, ku e humbën jetën 29 njerëz.

Në një prononcim me telefon në televizionin kombëtar, Putin tha se shpërthimi në trenin tregoi se në Rusi mbetet i lartë kërcënimi nga terrorizmi.

Putin gjithashtu tha se kulmi i krizës ekonomike ka kaluar, por tha se ekonomia ruse mund të bjerë për 8.5 përqind këtë vit.
XS
SM
MD
LG