Ndërlidhjet

Të paktën 18 të vrarë nga shpërthimi në Somali



Paqëruajtësit e Unionit Afrikan në Somali thanë se një sulmues vetëvrasës shkaktoi vdekjen e të paktën 18 njerëzve, përfshirë tre minsitrave të qeverisë në kryeqytetin Mogadishu.

Shpërthimi ndodhi në çastin kur dhjetra njerëz u tubuan në një hotel të qytetit për një ceremoni të diplomimit të studentëve.

Shumica e viktimave janë studentë, por në mesin e të vrarëve janë ministri i shëndetësisë Kamar Adem Ali, ai i arsimit Ahmed Abdullah Uajil, dhe ministri i arsimit të lartë Ibrahim Hasan Adov, dhe dy gazetarë.

Askush ende nuk e ka marrë përgjegjësinë.

Për afro dy dekada, Somalia, nuk ka pasur qeveri stabile.
XS
SM
MD
LG