Ndërlidhjet

NATO siguron trupa shtesë për në Afganistan



Zëdhënësi i NATO-s tha se vendet anëtare dhe aleatët janë zotuar për mbi 5 mijë trupa shtesë për misionin e aleancës në Afganistan gjatë 24 orëve të fundit.

Njoftimi i zëdhënësit Xhejms Apathurai vjen pasi Shtetet e Bashkuara thanë se planifikojnë të dërgojnë 30 mijë trupa shtesë në Afganistan.

Ai tha se rreth 20 vende janë zotuar për përforcime, por shtoi se vërehet mungesë e trainerëve për ushtrinë dhe policinë afgane.

NATO-ja ka rreth 83.500 trupa që shërbejnë nën mandatin e Forcës Ndërkombëtare të Sigurisë në Afganistan (ISAF).

Sot dhe nesër, ministrat e jashtëm të NATO-s do të diskutojnë për konfliktin në Afganistan dhe raportet e aleancës me Rusinë, Gjeorgjinë dhe Ukrainën.
XS
SM
MD
LG