Ndërlidhjet

logo-print

Irak: Vdesin 5 në sulmin vetëvrasës



Një sulmues vetëvrasës shkaktoi vdekjen e të paktën pesë njerëzve, përfshirë shefit të policisë speciale irakiane kundër trazirave, në qytetin Tikrit, vendlindjen e Sadam Huseinit.

Policia tha se shpërthimi e vrau kolonelin Ahmad al-Fahal, dy truprojet e tij dhe dy civilë.

Sipas policisë, shënjestër e sulmit ishte Al-Fahal, i cili po e vizitonte qendrën e qytetit.

Ngjarja bëri që zyrtarët e sigurisë të shpallin orë policore.
XS
SM
MD
LG