Ndërlidhjet

Vatikani dhe Rusia vendosën marrëdhënie diplomatike



Rusia dhe Vatikani kanë vendosur marrëdhënie të plota diplomatike.

Njoftimin e bëri Kremlini pasi presidenti Dimitri Medvedev u takua me Papa Benediktin XVI.

Zëdhënësja e presidentit, Natalia Timakova, tha se Medvedev i ka thënë Benediktit se ai e ka nënshkruar dekretin për vendosjen e marrëdhënieve të plota diplomatike me Vatikanin.

Takimi në Romë vjen në kohën e përmirësimit të marrëdhënieve ndërmjet Kishës Ortodokse të Rusisë dhe Vatikanit.

Marrëdhëniet mes tyre kanë qenë të tendosura shekuj me radhë, por në dekadat e fundit u shtrënguan edhe më shumë nga akuzat e ortodoksëve rusë se katolikët po përpiqeshin ta minojnë besimin tek Kisha Ruse.
XS
SM
MD
LG