Ndërlidhjet

logo-print

BE: Serbia të bashkëpunojë për kriminelët e luftës



Serbia e mirëpriti raportin e ri për bashkëpunimin e vendit me Tribunalit të Hagës për krime të luftës, dhe u zotua se do të bëjë gjithçka të mundur për t’i kapur dy krye të dyshuarit që ende janë në arrati.

Presidenti Boris Tadiq e quajti “shumë pozitiv” raportin e kryeprokurorit Serzh Bramerc, i cili iu prezantua Këshillit të Sigurimit.

Bramerc tha se bashkëpunimi i Serbisë me zyrën e tij “ka vazhduar të shënojë progres”, por kërkoi më shumë veprim për kapjen e kriminelit të luftës Ratko Mlladiq.

Por Suedia, si kryesuese e radhës e BE-së, ka kërkuar më shumë bashkëpunim nga Beogradi.

Ambasadori i Suedisë në KB, Anders Liden tha se bashkëpunimi i plotë i Serbisë me gjykatën është qenësor për pranimin e saj në Bashkimin Evropian.

Liden gjithashtu vërejti se disa kriminelë të luftës ende ndodhen në arrati.
XS
SM
MD
LG