Ndërlidhjet

Takim i parë formal NATO-Rusi prej luftës gjeorgjiane



Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov pritet të zhvillojë bisedime me homologët e tij nga vendet anëtare të NATO-s në sesionin e sotëm të Këshillit NATO-Rusi në selinë e aleancës në Bruksel.

Sesioni do të jetë takimi i parë formal ministerial ndërmjet Rusisë dhe NATO-s që kur NATO i pezulloi bisedimet formale me Moskën në gushtin e kaluar pasi Rusia dërgoi trupat e saj në Gjeorgji, dhe më vonë e njohu pavarësinë e dy rajoneve separatiste të Gjeorgjisë, Abhazinë dhe Osetinë e Jugut.
XS
SM
MD
LG