Ndërlidhjet

SHBA: Irani ka afat deri në fund të vitit



Shtetet e Bashkuara kanë ripërsëritur se Irani ende përballet me afatin deri në fund të vitit që ta pranojë propozim marrëveshjen e Kombeve të Bashkuara, ose do të përballet me sanksione të OKB-së.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibs tha se “koha po kalon” për Iranin.

Deri tani Irani ka mohuar ta pranojë marrëveshjen me fuqitë botërore, që ta dërgojë uraniumin jashtë vendit për t’u konvertuar në karburant bërthamor.
XS
SM
MD
LG