Ndërlidhjet

Bangladesh: 35 të vdekur nga fundosja e feribotit



Autoritetet thonë se të paktën 35 njerëz janë mbytur dhe rreth 10 konsiderohen të zhdukur në verilindje të Bangladeshit pas fundosjes së një feriboti.

Policia tha se disa nga të vdekurit janë fëmijë. Në kohën e fundosjes në feribot kishte rreth 100 njerëz.

Ky është aksidenti i dytë gjatë një jave në Bangladesh.

Të premten, u fundos një feribot me afro 1.500 njerëz, duke lënë 87 të vdekur dhe dhjetra të zhdukur.
XS
SM
MD
LG