Ndërlidhjet

Pakistan: Dhjetëra të vrarë në xhami



Të paktën 14 vetë janë vrarë dhe 20 janë plagosur në sulmin e sotëm kur persona të armatosur sulmuan një xhami në qytetin pakistanez Raualpindi.

Druhet se bilanci i viktimave mund të jetë më i madh, pasi xhamia ishte mbushur plot besimtarë për lutjen e së premtes.

Raualpindi, i cili është qendër e armatës së Pakistanit, dy herë ka qenë shënjestër e sulmeve në kohën kur forcat qeveritare po luftojnë me militantët islamistë në zonat afër kufirit me Afganistanin.
XS
SM
MD
LG