Ndërlidhjet

Pakistan: 40 të vrarë nga sulmi në xhami



Të paktën 40 vetë besohet se janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në sulmin e sotëm vetvrasës ndaj një xhamie në qytetin pakistanez Raualpindi.

Raualpindi, i cili është qendër e armatës së Pakistanit, dy herë ka qenë shënjestër e sulmeve në kohën kur forcat qeveritare po luftojnë me militantët islamistë në zonat afër kufirit me Afganistanin.
XS
SM
MD
LG