Ndërlidhjet

BH: Personat me aftësi të kufizuara zaptojnë parlamentin



Dhjetëra persona me aftësi të kufizuara kanë zaptuar parlamentin në Sarajevë. Ata thonë se nuk do të largohen derisa qeveria të ratifikojë konventën e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara.

Mbi 70 persona qysh të enjten, që ishte Dita Botërore e personave me aftësi të kufizuara, gjenden në mjediset e parlamentit. Kryeministri i Bosnjës tha se qeveria e tij e ka nënshkruar konventën, por ministri për të drejtat e njeriut dhe refugjatët nuk ia ka dërguar për miratimin përfundimtar parlamentit.
XS
SM
MD
LG