Ndërlidhjet

Kopenhagë: Obama merr pjesë në fund të samitit


Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se presidenti Barak Obama do të marrë pjesë në samitin e Kopenhagës për ndryshime klimatike, në pjesën e fundit të tij, e jo ashtu siç planifikohej më parë, në fillim të këtij tubimi.

Shtëpia e Bardhë tha se Obama ishte i inkurajuar nga momenti i bisedimeve para samitit të OKB-së, i cili fillon të hënën në Kopenhagë.

Kryeministri danez, Lars LokeRasmusen, e ka mirëpritur vendimin e presidentit Obama, duke thënë se kjo sinjalizon një përfundim me marrëveshje domethënëse.

Danimarka shpreson se samiti do të ndihmoj për vënien e themeleve për një marrëveshje, me të cilën do të zëvendësohej Protokoli i Kjotos i vitit 1997, për uljen e gazrave, që shkaktojnë nxehje globale.
XS
SM
MD
LG