Ndërlidhjet

logo-print

Devil: Koha e ekstremistëve në Kosovë ka kaluar


Në veri të Kosovës, ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve edhe mëtutje janë të pranishme tensionet, por megjithatë ka kaluar “koha e estremistëve” dhe e dhunës, tha gjenerali francez, Arno Sent-Kler Devil, komandant i sektorit të forcave shumëkombëshe të KFOR-it.

“Me të vërtetë mendoj se koha e ekstremistëve ka kaluar. Kemi arritur në një pikë të caktuar, në të cilën situata e sigurisë është e mirë”, i tha gjenerali francez AFP-së.

Gjenerali Sent-Kler Devil, që në Kosovë erdhi para tre muajsh, u shpreh se gjatë kontakteve me përfaqësues të shqiptarëve dhe të serbëve, ka konstatuar se “dhuna më nuk konsiderohet mjet për zgjidhjen e problemeve”.

Gjenerali Devil theksoi se “nuk shoh mundësi të shpërthimit të papritur të dhunës” dhe shtoi se KFOR-i , megjithatë, “ka kujdes dhe është i gatshëm që të intervenoj, nëse ka nevojë”.
XS
SM
MD
LG