Ndërlidhjet

Filipine: Pas masakrës, zbatohet ligji ushtartak


Presidentja e Filipineve, Gloria Maçapagal Arrojo, ka urdhëruar zbatim të ligjit ushtarak në provincën jugore, ku gjatë muajit të kaluar janë vrarë 57 vetë në masakrën e ndërlidhur me zgjedhje.

Ligji ushtarak u lejon trupave që të bëjnë arrestime pa urdhër gjyqësor.

Kjo është hera e parë në 30 vitet e fundit, që në këtë shtet zbatohet ligji ushtarka.

Grupet për të drejtat e njeriut dhe opozita politike kanë shprehur dyshime lidhur me këtë veprim, duke thënë se ajo ka reaguar më ashpër për këtë problem, me të cilin do të duhej të merrej policia.

Mbështetësit e presidentes thonë se ky veprim ishte i domosdoshëm për ta ndalë kryengritjen nga klani i fuqishëm në provincën Maguindanao, që efektivisht e kishte udhëhequr këtë rajon me vite.
XS
SM
MD
LG