Ndërlidhjet

Gjeorgji: Protestë kundër patrullave detare ruse


Gjeorgjia sot ka protestuar ndaj planeve të Rusisë për dërgimin e anijeve për rojet e detit për patrullime në Detin e Zi, në bregdetin e provincës separatiste gjeorgjiane, Abhazia.

Ministria e jashtme në Tbilisi kumtoi se kjo lëvizje do t’i shtojë rreziqet e provokimeve ushtarake kundër Gjeorgjisë dhe do ta kërcënoj stabilitetin.

Gushtin e kaluar, pas luftës së shkurtër me Gjeorgjinë, Rusia i ka njohur rajonet separatiste gjeorgjiane, Osetia Jugore dhe Abhazia, si shtete të pavarura.
XS
SM
MD
LG