Ndërlidhjet

Butilione: Italia e shqetësuar për politikën në Shqipëri


Zëvendës kryetari i Parlamentit italian, Roko Butilione, tha sot në Tiranë, se vendi i tij është i “shqetësuar për konfliktin në Shqipëri”. Ai këto komente i bëri pas takimit me kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli.

Butilione theksoi se Shqipëria “ka bërë progres të madh në fushën e demokracisë”, por, sipas tij, “demokracia ka shpesh konflikte, ndonjëherë edhe të ndezuara”.

“Jemi të shqetësuar për nivelin e konfliktit në politikën shqiptare, prandaj i bëjmë thirrje qeverisë të trajtoj me kujdes çështjet, që janë në interes të përbashkët dhe t’i paraqesë Evropës fytyrën e një Shqipërie të bashkuar”, tha zoti Butilione.
XS
SM
MD
LG