Ndërlidhjet

Rumunët votojnë për presidentin



Rumunët sot filluan të dalin në votime në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, të cilat mund ta zgjidhin krizën politika disa mujore që shpërtheu në kohën më të vështirë që nga përmbysja e komunizmit.

Presidenti i qendrës Trajan Basesku garon për një mandat të dytë pesëvjeçar.

Rivali i tij kryesor është ish ministri i jashtëm, Mirçea Geoana, i cili drejton Socialdemokratët e majtë dhe është në krye të Senatit.

Të da kandidatët pohojnë se do ta nxjerrin Rumainë nga kriza politike dhe ekonomike, do ta çrrënjosin korrupcionin dhe ta rivendosin besimin e opinionit publik.

Rreth 18 milionë njerëz kanë të drejtë vote.
XS
SM
MD
LG