Ndërlidhjet

India dhe Rusia do diskutojnë për Pakistanin



Kryeministri i Indisë Manmohan Sing udhëtoi sot për një vizitë në Rusi ku pritet t’i kërkojë Moskës ta përdorë ndikimin e saj për ta ndalur terrorizmin kundër Indisë nga territori pakistanez.

Të premten, Sing u tha gazetarëve rusë se Pakistani duhet të bindet se shfrytëzimi i terrorizmit si instrument i politikës shtetërore është në kundërshtim me kursin e marëdhënieve të mira fqinjësore me Indinë.

Ai iu referua pohimeve të Indisë se sulmet e vitit të kaluar në Mumbai që u kryen nga ekstremistët në Pakistan, në një masë ishin të mbështetura nga shteti i Pakistanit, gjë që Islamabadi e mohon.

Sing do të bisedojë me presidentin rus Dimitri Medvedev dhe kryeministrin Vladimir Putin.

Vizita e tij në Moskë vjen pas vizitës së javës së kaluar në Uashington ku bisedoi me presidentin amerikan Barak Obama.
XS
SM
MD
LG