Ndërlidhjet

Irani ndalon shtypin e huaj para protestave



Departamenti për shtypin e huaj në Iran i ka tërhequr lejet për gazetarët dhe fotografët e huaj që punojnë në Teheran prej 7 deri 9 dhjetor.

Sot poashtu u ndërprenë disa lidhje të internetit dhe telefonisë celulare, në prag të protestave të paralajmëruara nga opozita.

Protesta e planifikuar për 7 dhjetor, përkon me Ditën e Studentëve, e cila i përkujton studentët që u vranë nga forcat e sigurisë pas grusht shtetit të vitit 1953.

Organizata “Reporterët pa Kufij” me seli në Paris, tha se gazetarët në Iran ende po përballen me vështirësi.
XS
SM
MD
LG