Ndërlidhjet

Rusi: Pesë të arrestuar për zjarrin në Perm



Pesë persona janë arrestuar për zjarrin vdekjeprurës në qytetin rus Perm, ku flakët e shkaktuara nga fishekzjarret morën jetën e të paktën 107 njerëzve dhe plagosën mbi 100 të tjerë.

Presidenti Dimitri Medvedev tha se drejtuesit e klubit “nuk kanë as tru, e as ndërgjegje”, dhe kërkoi që ata të përballen me dënimin maksimal të mundshëm.

Pronarët dhe drejtuesit e klubit janë në mesin e të arrestuarve.

Medvedev e shpalli të hënën ditë zie kombëtare.
XS
SM
MD
LG