Ndërlidhjet

GJND: Nesër Kroacia, Danimarka, Kina dhe Qiproja



Seancat dëgjimore në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, të hënën do të vazhdojnë me paraqitjen e përfaqësuesve nga Kroacia, Danimarka, Kina dhe Qiproja.

Danimarka dhe Kroacia janë ndër 63 shtetet që kanë njohur Kosovën, ndërsa Kina dhe Qiproja nuk e kanë njohur.

Në diskutimet e deritashme të procesit, i cili filloi në 1 dhjetor, argumentet e tyre i kanë paraqitur Serbia, Kosova dhe 11 shtete të tjera.
XS
SM
MD
LG