Ndërlidhjet

Dhunë në protestat në Greqi



Në Athinë kanë shpërthyer përleshje gjatë marshimit me rastin e njëvjetorit të vrasjes së një të riu, e cila nxiti protestat të dhunshme në tërë Greqinë.

Policia sot përdori gaz lotsjellës kundër të rinjve që hodhën gurë dhe kokteje molotovi në qendër të Athinës, ndërkohë që mijëra demonstrantë u tubuan për të përkujtuar vrasjen e 15 vjeçarit Aleksandros Grigoropulos, njoftoi AP.

Incidente të dhunshme ka pasur edhe në Selanik, ku të rinjtë i kanë hedhur policisë kokteje molotovi.

Më shumë se 6 mijë policë janë shpërndarë në Athinë, nga frika se demonstratat mund të bëhen të dhunshme.

XS
SM
MD
LG