Ndërlidhjet

Papa fton liderët për përgjegjësi në Kopenhagë



Papa Benedikti XVI i ka porositur sot liderët botërorë që do të marrin pjesë në samitin mbi ndryshimet e klimës në Kopenhagë, se kujdesi për atë që ka krijuar Zoti kërkon përgjegjësi.

Papa ka shfaqur shpresën se samiti i OKB-së, i cili fillon nesër, do t'i nxjerrë në pah dinjitetin e njerëzve për të mirën e përbashkët.

Vatikani, i cili në KB e ka statusin e vëzhguesit, gjithashtu do të dërgojë delegacionin e vet në Kopenhagë.

Papa edhe më herët ka folur për nevojën e përkujdesjes ndaj planetit, kurse letrën e fundit drejtuar peshkopëve kryesisht ia kushtoi kësaj çështje.


XS
SM
MD
LG