Ndërlidhjet

Parisi kërkon sanksione më të ashpra ndaj Iranit



Franca sot bëri thirrje për sanksione më të ashpra kundër Iranit lidhur me programin bërthamor të tij.

Sekretari i Shtetit për Çështje Evropiane, Pjer Lelush, tha se “ka ardhur koha që të kërkohen sanksione më të ashpra kundër Iranit”, por nuk dha detaje tjera.

Ndërkohë, udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Hamnei, tha sot se Shtetet e Bashkuara dhe Britania do të dështojnë ta izolojnë Iranin.

Ai ripërsëriti se Irani do të vazhdojë të synojë teknologji bërthamore për qëllime paqësore.

Të shtunën, kreu i Agjencisë Bërthamore të Iranit, Ali Akbar Salehi, tha se Teheranit i duhen 20 uzina për pasurimin e uraniumit që të prodhojë karburant të mjaftueshëm për 20 megavat energji elektrike.
XS
SM
MD
LG