Ndërlidhjet

logo-print

Turqi: Një i vdekur ne protestat e kurdëve




Një student u qëllua për vdekje gjatë përleshjeve ndërmjet policisë dhe demonstruesve, të cilët protestuan për trajtimin në burg të themeluesit të Partisë Punëtore të Kurdistanit, e cila është e ndaluar.

Rreth 15 mijë protestues marshuan në qytetin me shumicë kurde, Dijarbakir, në mbështetje të liderit të burgosur Abdullah Oxhalan, i cili e themeloi PPK-në.

Policia përdori gaz lotsjellës dhe vrushkuj uji për të shpërndarë turrmën.

Demonstrata u thirr për të mbështetur pohimet e Oxhalanit për trajtimin e mjerë të tij në burgun në ujdhesën Imrali, ku ai e vuan dënimin me burg të përjetshëm nga viti 1999.


XS
SM
MD
LG