Ndërlidhjet

Xhons: Bin Laden ende e kalon kohën në Afganistan




Këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare Xhejms Xhons i tha rrjetit televiziv CNN se kreu i Al Kaidës, Osama bin Laden, edhe më tutje po e kalon një pjesë të kohës në Afganistan.

Vlerësimet e fundit amerikane e vendosin Bin Ladenin në Pakistan, por Xhons tha se vlerësimi më i mirë është se ai ndodhet “diku në Vaziristanin Verior, ndonjëherë në pjesën pakistaneze, e ndonjëherë në pjesën afgane të kufirit”.

Zonën e lartpërmendur, Xhons e përshkroi si “rajon të vështirë malor, i cili kryesisht ështe pa pushtet”.

Më herët, Sekretari i Mbrojtjes Robert Gejts tha se SHBA disa vite nuk kanë informata të sigurta për vend ndodhjen e Bin Ladenit.

XS
SM
MD
LG