Ndërlidhjet

SHBA: Përshëndetet miratimi i ligjit për zgjedhjet


Shtëpia e Bardhë ka mirëpritur miratimin në Parlamentin e Irakut të një legjislacioni, që mundëson mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme në vitin e ardhshëm.

Pas një sesioni të gjatë, dje ligjvënësit irakianë e miratuan ligjin që e përcakton mënyrën e shpërndarjes së vendeve në Parlament.

Politikani sunit, zëvendës presidenti, Tarik al-Hashemi, tha se e pranon këtë ligj, pasi në nëntor e kishte kundërshtuar me veto një propozim tekst, për të cilin pat thënë se nuk parasheh përfaqësim për refugjatët, shumica prej të cilëve janë sunitë.

Sipas ligjit të ri, sunitët dhe kurdët do të kenë më tepër përfaqësues.
XS
SM
MD
LG