Ndërlidhjet

logo-print

Obama: Demokratët të punojnë për reformën shëndetësore


Presidenti ameirkan, Barak Obama, ka kërkuar nga demokratët në Senat, që të punojnë në zbutjen e dallimeve lidhur me reformën e sistemit shëndetësor, në mënyrë që ky legjislacion të miratohet.

Vlerësohet se ky është legjislacioni më i rëndësishëm social për dekada.

Zoti Obama është takuar me anëtarët e Partisë Demokratike, gjatë në një sesioni të rrallë të së dielës në Senat, derisa liderët demokartë po përpiqen që kjo reformë, e cila është prioritet i lartë i presidentit Obama, të kaloj këtë muaj.
XS
SM
MD
LG