Ndërlidhjet

Bagdad: 4 të vdekur nga shpërthimi në shkollë



Të paktën katër njerëz e kanë humbur jetën dhe mbi dhjetë janë plagosur nga shpërthimi në një shkollë në Bagdad.

Raporte të pakonfirmuara thonë se shpërthimi duket të jetë shkaktuar nga një bombë e vendosur në oborrin e shkollës.

Shpërthimi ndodhi në lagjen Sadr City, kryesisht e banuar me shiitë në pjesën verilindore të kryeqytetit irakain.

Shumica e viktimave thuhet se janë nxënës të shkollës.
XS
SM
MD
LG