Ndërlidhjet

Iran: Policia shpërndan protestuesit me gaz lotsjellës



Dëshmitarët thanë se policia e Iranit ka përdorur gaz lotsjellës dhe shufra gome për t’i shpërndarë protestuesit e opozitës që brohoritnin parulla kundër qeverisë në sheshin qendror të Teheranit.

Protesta u mbajt në ditën kur Irani përkujton vrasjen e tre studentëve në vitin 1953 nga ish Shahu.

Dëshmitarët gjithashtu thanë se disa protestues të opozitës janë arrestuar, ndërsa rrjeti i telefonisë celulare në Teheranin qendror është mbyllur për t’i penguar protestuesit që të kontaktojnë njëri-tjetrin.

Raportet nuk mundën të konfirmohen nga burime të pavarura, sepse mediave perëndimore të lajmeve u është ndaluar të raportojnë nga ngjarjet e sotme.

Opozita u bëri thirrje ithtarëve të saj që të tubohen në Teheran në vendin ku mbahet tubimi i organizuar nga shteti, për të protestuar kundër fitores së kontestuar të presidentit Mahmud Ahmadinexhad, në zgjedhjet e qershorit.

Policia dhe Garda Revolucionare kanë paralajmëruar se çdo tubim “ilegal” do të kundërshtohet fuqishëm.
XS
SM
MD
LG