Ndërlidhjet

logo-print

12 ditë për të shpëtuar planetin

  • RFE /RL

Kopenhagë, 7 dhjetor 2009 - Kryeministri danez, Lars Loke Rasmusen, gjatë fjalimit të tij në hapje të konferencës për ndryshimet klimatike.

Kopenhagë, 7 dhjetor 2009 - Kryeministri danez, Lars Loke Rasmusen, gjatë fjalimit të tij në hapje të konferencës për ndryshimet klimatike.

Në Kopenhagë u hap konferenca që konsiderohet më e madhja në histori për ndryshimet klimatike.

Gjatë 12 ditëve të ardhshme, përfaqësues nga 192 vende do të bisedojnë për reduktimin e emisioneve të karbonit dhe ndërtimin e mekanizmit për të kanalizuar ndihmën te vendet e varfra, që ato të mund ta reduktojnë ndotjen dhe të mbrohen nga thatësira, përmbytjet dhe rritja e nivelit të deteve, e shkaktuar nga ngrohja globale.

Kryeministri i Danimarkës, Lars Loke Rasmusen, tha se ndryshimi i klimës i prek të gjithë.

“Ngrohja globale nuk njeh kufij, ajo nuk bën dallime, na prek të gjithëve. Prandaj, sot jemi mbledhur këtu, sepse të gjithë jemi të përkushtuar që të ndërmarrim veprime”, tha Rasmusen.

Kopenhagë
Më shumë se 100 shefa të shteteve apo qeverive kanë thënë se do të marrin pjesë në ditët përfundimtare të konferencës.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Mun, u shpreh optimist se konferenca do të rezultojë me një marrëveshje.

Qëllimi final i tubimit është një pakt, i cili do të hyjë në fuqi prej vitit 2013 kur skadon Konventa Kornizë e Kombeve të Bashkuara për Ndryshime Klimatike, që njihet si Protokolli i Kjotos.

Sekretari ekzekutiv i konventës, Yv de Bor, kërkoi aksion të menjëhershëm nga pjesëmarrësit.

“Koha për deklarata formale ka mbaruar. Tash është koha për riaktivizimin e pozicioneve të njohura në të kaluarën. Ka ardhur koha për t’i zgjatur dorën njëri-tjetrit”, tha de Bor.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG