Ndërlidhjet

Hagë: SHBA dhe Rusia do përballen rreth Kosovës



Shtetet e Bashkuara dhe Rusia, të cilat kanë dallime të thella mbi ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, do t’i paraqesin të martën argumentet e kundërta legale në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Shtetet e Bashkuara ishin mbështetësi kyç i Kosovës, kurse Rusia ka mbajtur anën e Serbisë në kundërshtimin e pavarësisë.

Përfaqësuesit e të dy vendeve do të kenë nga 45 minuta për t’i sqaruar pozicionet e tyre para gjykatës së Kombeve të Bashkuara.

Gjykata nuk do të sjellë vendim mbi pavarësinë e Kosovës, por brenda disa muajve do të japë një mendim këshill dhënës.
XS
SM
MD
LG